Rreth kompanisë
Aktiviteti i shoqërisë është përqendruar kryesisht në prodhimin e dyerve dhe dritareve, duke filluar nga ato ekonomiket (me alumini të ftohtë), atyre me pvc, si dhe atyre me alumini termik.
Pro-Al Construction është një shoqëri me përvojë 25-vjeçare në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të produkteve të aluminit, pvc dhe xhamit si brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria posedon burime humane në staf të kualifikuar si dhe potenciale teknologjike që garantojnë plotësisht ofrimin e një game të gjerë produktësh sipas parametrave dhe standarteve bashkëkohore. Performanca e mbështetur në eficencë, përkushtim, seriozitet dhe korrektësi ndaj klientit, ka mundësuar shoqërinë të jetë konkurruese në treg duke ofruar një cilësi të lartë shërbimesh shoqëruar me çmimet më konkurruese në treg.
Aktiviteti i shoqërisë është përqendruar kryesisht në prodhimin e dyerve dhe dritareve, duke filluar nga ato ekonomiket (me alumini të ftohtë), atyre me pvc, si dhe atyre me alumini termik.
Profilet e Aluminit dhe profilet e PVC janë produkte të çertifikuara të cilësisë së lartë, konform parametrave dhe standarteve europiane. Markat si Alumil, Salamandra dhe Veka janë brandet lider në tregun europian dhe më gjerë. Produktet e përfunduara me lëndë të parë nga këto brande garantojnë jo vetëm aspektin funksional, por gjithashtu karakterizohen nga një dizajn estetik dhe modern.
Xhami është një nga komponentet më të rëndësishëm të produkteve tona. Si rrjedhojë të gjitha llojet e xhamave (dopio xham, triplo xham, i temperuar, triplex etj) karakterizohen nga parametra shumë të larta përsa i përket koeficientëve të transmetimit termik dhe akustik.
Aksesorët e perdorur në produktet tona si mekanizmat, dorezat, bravat, guarnicionet etj janë të certifikuar ne tregun europian. Bashkëpunimi shumë vjeçar me brandet SIGENIA, ROTTO, GU, HOPPE, MACO, etj, janë një garanci e shtuar e për produktet që ofron kompania jonë ndër vite.
PRO AL CONSTRUCTION është një shoqëri me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të produkteve të aluminit, pvc dhe xhamit si brenda dhe jashtë vendit.
© 2024 Pro-Al Construction all right reserved